Kush jemi ne

Rreth Nesh

Instituti për Auditim të Brendshëm dhe Kontrolle (IABK) është një organizatë e pavarur, jo-qeveritare dhe jofitimprurëse, e themeluar në vitin 2021. IABK është e përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale, forcimin e integritetit dhe transparencës në institucione publike dhe private. Organizata bashkëpunon me autoritete vendore dhe ndërkombëtare, universitete dhe OJQ-të për të ofruar zhvillim profesional dhe ndikim shoqëror përmes trajnimeve, këshillimeve dhe hulumtimit. Fushat tona përfshijnë auditimin financiar dhe IT, kontrollin e brendshëm, buxhetimin dhe financat publike, menaxhimin e riskut (COSO), ciklin e projekteve, prokurimin publik (bazik dhe i avancuar), eficiencën e energjisë, si dhe zhvillimin e aftësive për komunikim efektiv, sjellje organizative dhe menaxhim ndryshimesh. Gjithashtu, IABK mbështet zbatimin e legjislacionit dhe promovon etikën profesionale dhe qeverisjen e mirë – duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të institucioneve dhe organizatave në Kosovë dhe më gjerë.

Vision

Vizioni ynë është të ndërtojmë një shoqëri me institucione të forta, transparente dhe përgjegjëse, që veprojnë me integritet dhe ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët, duke qenë një model profesionalizmi dhe besueshmërie.

Mission

Misioni ynë është të fuqizojmë institucionet publike dhe private përmes këshillave profesionale dhe trajnimeve cilësore, duke ofruar njohuri dhe mjete të avancuara për përmirësimin e efikasitetit, transparencës dhe ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse, ku respektohen dinjiteti, të drejtat dhe mundësitë e barabarta për të gjithë.

Vlerat tona

Integritet

Veprimet tona udhëhiqen nga ndershmëria dhe integriteti profesional, duke siguruar besueshmëri dhe respekt në çdo bashkëpunim.

Profesionalizëm

Ne ofrojmë shërbime dhe trajnime me standarde të larta profesionale, duke garantuar cilësi dhe ekspertizë në çdo fushë.

Transparencë

Veprimet dhe proceset tona janë të hapura dhe të qarta, duke ndihmuar në ndërtimin e besimit dhe llogaridhënies.

Gjithpërfshirje

Ne inkurajojmë pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e të gjithëve, duke siguruar që zëri i çdo aktori të dëgjohet dhe respektohet.

Respekt

Të gjitha marrëdhëniet tona bazohen në respekt reciprok, duke promovuar një kulturë profesionale dhe të qëndrueshme.

Çfarë synojmë të arrijmë

  • Rritje e kapaciteteve profesionale
  • Forcim i kontrollit të brendshëm
  • Përmirësim i integritetit organizativ
  • Zbatim efikas i ligjeve dhe standardeve
  • Kulturë e performancës
  • Përafrim me standardet ndërkombëtare